Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë në San Diego mëngjesin e së enjtes.
Një shtëpi u shkatërrua dhe 10 ndërtesa u dëmtuan pasi avioni i vogël u rrëzua në lagjen Murphy Canyon jashtë San Diegos, thanë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tetë persona që ishin në tokë pësuan lëndime të lehta - njëri u dërgua në spital ndërsa të tjerët u trajtuan në vend, thanë zyrtarër. Rreth 100 persona janë evakuuar nga zonat e afërta.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.