Më shumë se 100 trupa janë dërguar në spitalin në Ahmedbad, vendin edhe ku u rrëzua aeroplani “Air India” i cili kishte 242 persona në bord.
Ky aeroplan po udhëtonte drejt Londrës por u përplas pas ngritjes, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj tragjedie, ka folur kryeministri I Indisë, Narendra Modi, i cili tha se rrëzimi i aeroplanit në Ahmedabad e ka tronditur dhe trishtuar vendin.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe trishtuar. Është zemërthyes përtej fjalëve”, tha ai në një postim në X.
“Në këtë kohë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit prej saj. Kam qenë në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, shtoi ai.
https://klankosova.tv/30-trupa-nxirren-nga-vendi-ku-u-perplas-aeroplani-air-india/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.