Lajmet e fundit

Në qoftë se qëndroni pranë televizorit për orë të tëra gjatë ditës, çdo ditë, do t’i shkaktoni dëme shëndetin madje edhe rrezikoni vdekjen e parakohshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Këtu janë analizuar shprehitë e njerëzve që qëndrojnë gjatë pranë televizorit si duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe dieta jo të shëndetshme.
Të gjitha këto lidhen me sëmundjet e zemrës.
Studimi i realizuar nga Universiteti Glasgow ka shikuar shëndetin e personave të moshës 40 deri 69 vjeçare, ku janë monituaruar orët që kalojnë duke shikuar TV brenda ditës.
Ata që kishin qëndruar pranë televizorit për 2.2 orë në ditë ishin më të shëndetshëm përderisa ata që kishin shëndet të moderuar kishin një mesatare prej 2.9 orëve pranë TV-së në ditë.