Një 13-vjeçare nga Podujeva u gjet përballë rrezikut për jetë këtë të enjte në Shëngjin.
Teksa po lahej në det, e mitura dyshohet se rrezikoi të mbytej në det, të paktën sipas informacioneve të Klan Kosovës të marra nga policia në Lezhë.
Sipas policisë atje, e mitura u nxor nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë, dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-fundit-13-vjecarja-nga-llapi-rrezikon-te-mbytet-ne-shengjin-dergohet-me-urgjence-ne-spital1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.