Lajmet e fundit

19 vjeçari i njohur si Dark Cyanide ka pranuar se rrezikon jetën e tij në binarët e metrove të errta të Nju Jorkut, vetëm për të realizuar foto mahnitëse.
Fotografite unike tregojnë jetën nëntokë të “Qytetit që nuk fle kurrë” siç nuk e keni parë asnjëherë.
Adoleshenti pranon se ai është ndaluar më parë nga punëtorët dhe autoritet përkatëse të metrove, pasi jo vetëm që është e rrezikshme të bësh foto aty, por edhe e jashtligjshme.
Ai gjithashtu pohon se ka patur eksperienca pranë “vdekjes” në më shumë se një rast dhe nuk ja këshillon askujt të eksplorojë tunelet.
“Njerëzit i shohin tunelet si portale të errta me asgjë në mes. Ata i pëlqejnë fotot nëntokë sepse kur janë në tren shpejtësia nuk i lë të shohin përmes errësirës.Me pëlqen të fotografoj graffiti të vjetra, strukturën e tunelit, dhe si kthehen dhe ndërrohen binarët.”- u shpreh Cyanide, shkruan Ora.