Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka pritur në ditën e dytë të Bajramit, gazetaren e emisionit “Weekend” në Klan Kosova, Gentiana Gashin.
Pos pritjes të ëmbël, politikanja foli edhe për jetën e saj private, transmeton Klankosova.tv.
“Me brume jam shumë e mirë, pasi kemi edhe fabrikën e miellit, andaj kur vjen nga kësi lloj familje, nuk mundesh pa ditë me bë ëmbëlsira. Por nga gjellat s’jam e mirë”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Krasniqi foli edhe për periudhën e saj në politikë, për të cilën tha se është paragjykuar shumë, megjithatë, u shtoi se kjo nuk e ka ndalë kurrë.
https://www.youtube.com/watch?v=LELpgrIFQxo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.