Numri i vaksinimeve ndaj COVID-19 është duke u rritur çdo ditë që prej se nisi fushata e vaksinimit.
Deri tani në nivel vendi janë vaksinuar 206 mijë e 443 persona teksa të vaksinuar plotësisht me të dy dozat janë 49 mijë e 616 qytetarë, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluar në të gjithë vendin janë vaksinuar 569 persona.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.