Lajmet e fundit

Rreth 4,500 biznese janë dëmtuar në Valencia si pasojë e shirave të dendur që sollën përmbytjet katastrofike në Spanjë, raporton agjencia e lajmeve e vendit Efe.
Duke cituar Dhomën e Tregtisë së Valencias, Efe shkruan se rreth 1,800 nga këto biznese kanë pësuar dëme serioze.
Raporti gjithashtu rendit disa nga bashkitë që janë prekur më shumë ekonomikisht, duke përfshirë Paiporta, Picanya dhe lagjen "La Torre".
Këto zona kanë parë “qindra” ambiente të përmbytura, duke shkaktuar dëme në pajisje, objekte dhe automjete, si dhe humbje stoku, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.