Lajmet e fundit

Klan Kosova me transmetim maratonik në ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve të gazetarëve të vendosur anekënd vendit, kanë mbuluar thuajse secilin pjesë të Kosovës duke sjellur në kohë reale të gjitha zhvillimet rreth procesit të votimit, enkas për shikuesit e saj.
Edhe sot vazhdon maratona zgjedhore duke informuar qytetarët rreth atmosferës në këtë mëngjes të hershëm nëpër qytete.
E qetë duket sot Mitrovica, mbase shumë nga qytetarët e kanë pushim dhe i kanë përfunduar angazhimet e tyre për vitin 2025.
E 43.9 për qind e tyre iu përgjigjen thirrjes për të kryer obligimin qytetar, për ta hedhur votën në kuti apo rreth 35 mijë nga 81 qytetarë sa kanë pasur të drejtë vote.