Lajmet e fundit

Kostoja e dëmtimit të infrastrukturës kritike në Gaza vlerësohet mbi 17 miliardë euro.
Kjo sipas një raporti të publikuar të premten nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.
Vlerësimi u bazua në të dhënat e mbledhura midis tetorit 2023 dhe janarit 2024.
Ai zbuloi se çdo sektor i ekonomisë ishte prekur, me më të goditurin strehimin, që përbënte 72% të kostove, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth 26 milionë tonë mbeturina dhe rrënoja janë lënë pas shkatërrimit, një sasi që vlerësohet se duhen vite për t'u hequr”, thuhet në raport.
Raporti tha se 92% e rrugëve kryesore janë shkatërruar ose dëmtuar dhe se 75% e popullsisë është zhvendosur.
“Ndikimet kumulative katastrofike në shëndetin fizik dhe mendor kanë goditur më së shumti gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, ku fëmijët më të vegjël pritet të përballen me pasoja të përjetshme në zhvillimin e tyre,” paralajmëroi raporti.