Lajmet e fundit

Rreth 200 mbajtës të pasaportave britanike besohet të jenë në Gaza. Qindra njerëz me shtetësi të dyfishtë janë lejuar të largohen nga zona e luftës ditët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Ministria e Jashtme thotë se ende nuk është informuar për ndonjë shtetas britanik të vrarë në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Por James Cleverly, sekretari i jashtëm, paralajmëroi se "fluksi i informacionit ndërpritet shpesh" dhe "nganjëherë marrim informacione kontradiktore".
Duke folur për gazetarët këtë mbrëmje, ai tha se një numër i shtetasve britanikë kanë kaluar nëpër vendkalimin Rafah dhe në Egjipt - por nuk do të sqaronte se sa.