Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 46 mijë e 118 raste nga 161 mijë e 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka arritur në 1 mijë e 186 viktima, njofton Klan Kosova
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 mijë e 868 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 33 mijë e 64 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 566 pacientë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.