Lajmet e fundit

Rreth 100 mijë njerëz në pjesë të Rafahut lindor kanë pak kohë të lëvizin jashtë tij, pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite bënë thirrje për evakuim, tha gjatë një konference zëdhënësi ndërkombëtar i ushtrisë, kolonel, Nadav Shoshani.
Shoshani tha se evakuimi ishte një "operacion me shtrirje të kufizuar për evakuim të përkohshëm" dhe "jo një evakuim në shkallë të gjerë", raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli ka sinjalizuar vazhdimisht plane për të dërguar trupa tokësore në Rafah, një qytet jugor në kufirin me Egjiptin, ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur besohet se janë strehuar që nga 7 tetori.
Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar gjithashtu se territori po përballet me një krizë humanitare në rritje, me drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit që përshkruan se Gaza po përballet me "një zi buke të plotë".