Lajmet e fundit

Rreth 1 mijë banorë të plagosur të Gazës po trajtohen në një spital fushor francez në bordin e një anijeje në brigjet e Egjiptit.
Dixmude, një transportues helikopterësh francez, është ankoruar në portin egjiptian të El Arish, 50 km në perëndim të Rripit të Gazës, që nga nëntori i vitit të kaluar.
Anija ka 70 persona si staf mjekësor dhe është e pajisur me reparte si dhe salla operative, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gati 120 persona të plagosur janë shtruar në spital në bord, ndërsa qindra të tjerë janë parë për konsultime ambulatore, duke përfshirë ndjekjen e lëndimeve dhe çështjeve psikiatrike, tha kapiteni Alexandre Blonce, duke e quajtur atë një "mision të paprecedentë".
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infrastruktura mjekësore në Gaza është në prag të kolapsit, me shumicën e 36 spitaleve të enklavës që nuk funksionojnë më.