Lajmet e fundit

Një rreshter ukrainas është goditur me thikë në dorë nga një civil, kanë thënë forcat tokësore të vendit.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, ushtria tha se sulmuesi ishte arrestuar dhe është akuzuar për tentativë vrasje dhe pengim të forcave të armatosura, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi ndodhi në qytetin Sinelnikove, në rajonin qendror Dnipro, më herët gjatë ditës së sotme.
“Një civil ka kryer një sulm të armatosur me armë të ftohta (thikë) ndaj rreshterit të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
“Rreshterit, i cili punonte për qendrën territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale, i është ofruar ‘i gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor’", u shtua në deklaratë.