Lajmet e fundit

Të paktën 12 persona dihet se kanë vdekur pas rrëshqitjes së dheut në një deponi masive plehrash në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturina me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar pas rrëshqitjes së dheut, e cila pasoi disa javë shiu të rrëmbyeshëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Landfilli Kiteezi prej 36 hektarësh është i vetmi që i shërben të gjithë Kampalës, një qytet ku jetojnë rreth katër milionë banorë.
Kryebashkiaku i Kampala, Erias Lukwago tha se ishte "një fatkeqësi [që] dihej që dio të ndodhte".