Lajmet e fundit

Fiorentina ka pësuar humbje në shtëpi nga Udinese me rezultat 1:2 në xhiron e 17-të të Serie A-së.
Të Vjollcët e nisën mirë falë golit të Moise Keanit në minutën e tetë nga pika e bardhë.
Sidoqoftë, mysafirët u ringjallën në pjesën e dytë kur edhe e bënë përmbysjen.
Goli i Lorenzo Lucca-s në minutën e 49-të dhe i F Thauvinit tetë minuta më vonë ia sollën fitoren klubit bardh e zi.
Pavarësisht humbjes, Fiorentina ndodhet e pesta, ndërkaq Udinese rri në të nëntin por me 23 pikë.
Kur jemi te sporti, për gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila nga data 21 dhjetor është në dispozicion për të gjithë.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!