Lajmet e fundit

"Veshu pa shije dhe ata do ta mbajnë mend veshjen, veshu me stil dhe ata do ta mbajnë mend gruan”, ka thënë dizejnatorja e njohur, Coco Chanel.
Është e vështirë të mos pajtoheni me të, sepse rrobat janë një pjesë shumë e rëndësishme e imazhit tonë.
Çdo detaj mund të vërehet - sidomos kur do të takoni dikë për herë të parë.
Më poshtë janë disa nga rregullat më bazike
që do t'ju ndihmojnë të dukeni të përsosur gjatë gjithë kohës, transmeton Klan Kosova.
Kopsa e mesme në xhaketë duhet të jetë gjithmonë e mbyllur. E sipërmja varet nga disponimi juaj. Kopsa e fundit nuk duhet të mbyllet asnjëherë.

Kur vishni një këmishë ose një bluzë, mund të leni hapur jo më shumë se dy kopsa.

Kujdesuni që vathët tuaj të kombinohen me byzylykun dhe qaforja të kombinohet me unazën. Tri ose katër bizhuteri të një modeli është shumë.

Fundi i kravatës suaj duhet të arrijë belin dhe madje të kalojë poshtë belit.

Përzgjidhni ose të visheni shkurt ose që të visheni shumë hapur. Që të dyja bashkë duken shumë vulgare.

Nëse vishni një këmishë pa xhaketë, nuk keni nevojë për kravatë.

Hapja e këmishës që e vishni në zyre nuk duhet të jetë më e hapur se si në foto.

Nëse e futni këmishën nën pantollona, duhet të vendosni një rrip.

Lëkura juaj nuk duhet të shihet mbi xhinse.

Ngjyra e rripit tuaj duhet të jetë e njëjta ngjyrë me këpucët tuaja.

Të gjitha etiketat mbi rroba duhet të hiqen.

Mos veshni rroba me disa dizajne.

Çorapet tuaja duhet të jenë aq të gjata sa këmbët tuaja të mos shihen kur jeni ulur.

Një bluzë pa mëngë që e vishni në zyre duhet të mbulojë shpatullat tuaja.
