Lajmet e fundit

Jo të gjitha rregullat e punës janë të shkruara, disa nga to nënkuptohen që ju t`i dini vetë. Ja se cilat janë ato:
Celularët- mos e lini celularin me volum të lartë, zilet e ndryshme mund të jenë shqetësuese për të tjerët. Kështu që vëreni celularin me dridhje.
Rregulli i përgjithshëm është që duhet ta përdorni internetin në mënyrë të moderuar dhe në kohë të përshtatshme. Nuk ju kërkohet se çfarë bëni në kohën tuaj të drekës por nëse shefi juaj kalon pranë jush dhe çdo herë ai shikon faqen e sportit, ju nuk do të cilësoheni si një person që e do punën.
Duhanpirësit- Kritikat më të mëdha janë ndaj duhanpirësve sepse ata marrin më shumë pushime se pjesa tjetër që nuk pi duhan. Do të ishtë mirë që mos të merrni shumë pushime sepse nëse e bëni do të dukeni si dembel, egoist dhe do të shqetësoni të tjerët.
Muzika- Vendet e punës që mbështeten në mendimet kreative shpesh lejojnë stafin të dëgjojnë muzikën e tyre. Por kjo mund të ketë të njëjtin efekt si zilet e telefonave te personat afër jush./Kosovalive