Lajmet e fundit

Kourtezia nuk është e vështirë të tregohet – tregon respektin për veten dhe për të tjerët.
Por janë disa rregulla të cilat shumë pak njerëz i dinë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa prej tyre, që sidomos vlejnë për ditët moderne kur shumë koncepte edhe kanë marrë formë të re.
Mos e vizitoni dikë pa e telefonuar fillimisht
Mos e thani një çadër kur ajo është akoma e hapur – as në zyre, e as në shtëpinë e dikujt
Asnjëherë mos e vendosni çantën tuaj në prehër ose në karrige
Qeset plastike dhe qeset e markave të ndryshme duhet të përdoren vetëm për të shkuar në supermarket ose kthyer, jo edhe për të tjera
Rrobat e shtëpisë duhet të jenë të gjera dhe të përshtatshme
Kur një fëmijë kalon në dhomën e tij personale, bëjeni shprehi që të trokisni në derë para se të hyni brenda
Një grua mund të mbajë dorëza dhe kapele edhe brenda shtëpisë
Numri i përgjithshëm i aksesorëve nuk duhet të kalojë numrin 13
Nëse i thua dikujt “a po vjen” qoftë për kafe ose për të ngrënë ushqim, nënkupton që duhet të paguash
Personi i parë që del nga ashensori është ai që është më afër derës
Vendi më prestigjioz në një veturë është vendi prapa shoferit
Afërsia shumë e madhe mes njerëzve që njihen shumë pak është e ndaluar
Të flasësh për ata që nuk janë prezent është e papranueshme
Duhet të mbahen sekret këto gjëra: mosha, pasuria, familja, feja, problemet mjekësore, lidhje e dashurisë dhe dhuratat