Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë njoftuar se personat e vaksinuar nuk kanë më nevojë të mbajnë maska ose distancë sociale.
Shumë qytetarëve u është ngatërruar mendja, sepse thonë se rregullat për parandalimin e COVID-19 janë bërë më të ndërlikuara.
Javën e kaluar, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ndryshoi udhëzimet për maska duke thënë se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë më nevojë më për to.
Ky vendim erdhi pas më shumë se një viti që kur u bë për herë të parë rekomandimi për mbulimin e fytyrës me maskë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këshilltarët e CDC erdhën në këtë përfundim pasi rreth gjysma e amerikanëve kanë marrë dozën e parë të vaksinës, madje ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 vjeçare.
Deri më sot, rreth 37 përqind e popullësisë amerikane janë vaksinuar plotësisht dhe rreth 60 përqind e atyre mbi 18 vjeç tashmë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.