Travis Scott dhe ish-partnerja e tij, Kylie Jenner janë prindër të Stormit, tre vjeçare.
Atësia ka pasur një ndikim të madh nw jetwn e reperit.
“Atësia ndikon në punën time. Ajo ka një ndikim të madh. Është një frymëzim i madh”, tha Scott në një intervistë për revistën britanike të Vice Media, botuar të martën.
“Storm po vepron si një fëmijë”, vazhdoi Scott. “Ajo është gjithmonë e interesuar, kap dhe mëson shumë dhe u përshtatet gjërave kaq shpejt“.
Reperi i “Sicko mode” është fotografuar duke kaluar kohë me Kylien, pas ndarjes dhe mediat thonë se shkaku është vajza e tyre.
28-vjeçari duket se e shijon kohën me Stormin dhe mamin e saj. Madje në postimin e fundit në profilin e tij në Instagram, poshtë fotos me vajzën, Scott shkruan “Fiks si mamaja në foton e dytë”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.