Lajmet e fundit
Masakra në Virgjinia ka ndodhur më 16 prill të vitit 2007, në kampusin univeristar në Blacksurg të Virgjinias në ShBA. Studenti Seung-Hui Cho, kishte vrarë 32 persona dhe plagosur 17 të tjerë në dy sulme të ndara. Këtë akt Cho, e kishte kryer dy orë përpara se të kryente vetëvrasje. Ky sulm cilësohet si sulmi më vdekjeprurës i kryer vetëm nga një person në historinë e ShBA-ve. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e motrës së njërit prej të vrarëve të 16 prillit të vitit 2007.

Vëllai i Jen Herbstritt, Jeremy, është vrarë në vitin 2007 së bashku me 31 persona të tjerë pasi një sulmues kishte hyrë në kampusin e Universitetin ku ai studionte në Virgjinia.
Jen është intervistuar nga Al Jazeera, për të treguar se si është kur të vdes papritur njeriu që e do më së shumti, transmeton Klan Kosova.
Kjo video është realizuar menjëherë pas sulmeve në Kaliforni ku sulmuesit lanë të vdekur 14 persona.
“Ti thjesht nuk pret që një gjë e tillë të ndodh”.
“Ti nuk pret që të shkosh një ditë në punë e të mos kthehesh më në shtëpi”.
“Nuk pret që të shkosh në shkollë e të mos kthehesh në shtëpi, të vdesësh”.
Ajo më pas shprehet se si ishte në shok pas vdekjes së vëllait të saj, dhe se si njerëzit i tregonin se çfarë të bënte tani që ai nuk ishte më në mesin e të gjallëve.
Por një ditë ajo e kuptoi se askush nuk ka të drejtë të t’i thotë këto gjëra, sepse të gjithë vajtojnë në mënyra të ndryshme.
“Vetëm dëshiroja që dikush të më thoshte që pas gjashtë muajsh çdo gjë do të ishte në rregull”.
Që nga 2007-ta, ajo ka filluar që të jetojë për vëllain e saj, të bëjë gjëra që ai nuk kishte kurrë mundësi t’i bënte.
Ajo tash e sa vite pas, vazhdon që të paguajë faturën e tij të telefonit dhe ta telefonojë për t’i lënë mesazh me zë që thjeshtë t’ia dëgjon zërin kur mesazhi me zë thotë: “Jam Jeremy, lini mesazhin pas sinjalit”.
Ajo e bënë këtë gjë sepse ka frikë se një ditë mund të harrojë, se si tingëllonte zëri i tij.
“Pas shtatë viteve e di që nuk ka asnjë mënyrë për të larguar dhimbjen që ndjen kur humbet dikënd që e do”.
“Nuk ka asnjë mënyrë për të jetuar jetën si më parë”.
“Nuk ka për të qenë fare e lehtë”.
“Por me patjetër që ekziston një mënyrë për të mbijetuar”, është shprehur në fund Jen Herbstritt.