Lajmet e fundit

Të mërkurën në orën 19:30 në Modelarioumin e Fakultetit të Arkitekturës, do të shfaqet premiera e dokumentarit ‘’Kush Jam Unë’’ me regji të Selmon Behës dhe Jeton Rushitit.
Dokumentari përmbanë rrëfime të kosovarëve të rinj, dhe sfidat e tyre në kërkim të identitetit përtej identiteteve të konstruktuara shoqërore.
I filmuar përgjatë dy vjetëve, ky film dokumentar, sjell rrëfimet e artistit kosovar Petrit Halilaj, muzicientit Bajram Kafu Kinolli etj.
Shfaqja e këtij dokumentari i paraprinë Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që mbahet për të katërtën herë në Kosovë.