Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë po mbahet promovimi i librit "Kujtesa e Kosovës - 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka".
Titulli i botuar në 10 vëllime përmban 100 rrëfime nga të moshuarit që kanë përjetime të shumta dhe të hidhura gjatë jetës së tyre.
Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Amerikane dhe Biblioteka Kombëtare.
Në libër kanë kontribuar edhe profesorë e studentë nga Universiteti i Prishtinës.
“Ky libër po promovon historitë gojore të të moshuarve. Po jetëson një histori shumë pak të dokumentuar që është periudhë e vetëmohimit, sakrificës e vuajtjeve” deklaroi ministri i Kulturës, rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Raymond Welsh u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm për kujtesën historike dhe propozoi që këto materiale të shfrytëzohen edhe si ide për filma.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.