Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.