Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka folur për vështirësitë për t'u përshtatur te skuadra e Napolit, teksa ka thënë se të gjithë do të flisnin për të nëse do të ishte italian.
27-vjeçari iu bashkua Napolit në vitin 2020 në një transferim prej 14 milionë eurove nga Hellas Verona.
Megjithatë, ai u bë një titullar i rregullt këtë sezon, pasi pati vështirësi me kohën e lojës nën Gennaro Gattuson, sezonin e kaluar.
“E dija se nuk ishte e lehtë të përshtatem në një klub të lartë. Kam ardhur nga Verona, të cilët luajnë me një stil tjetër. Ata përdorin një mbrojtje me tre lojtar”, tha ai për gazetën Il Roma.
“Isha i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe i tregova rezultatet kur fillova të luaja vazhdimisht. Tani është koha për të korrur shpërblimet e punës sime".
“Gjithmonë them se po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua, mesa duket kombëtarja ime (Kosova) nuk është aq e famshme në aspektin futbollistik”, tha kosovari.
"Kjo do të thotë se duhet të bëj edhe më shumë përpjekje".
A mund ta fitojë Napoli titullin e Serie A këtë sezon dhe a mund të zëvendësojë Kalidou Koulibaly nëse ndërkombëtari senegal largohet në fund të sezonit, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam supersticioz, kështu që nuk dua ta them atë fjalë [Scudetto]. Do të ishte një ëndërr. Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Shpresojmë se diçka e mirë do të ndodhë, por nuk mund ta dimë tani".
“Koulibaly është një lider dhe do të ishte një përgjegjësi e madhe për ta zëvendësuar atë. Nëse do të ndodhte, nuk do të kishte probleme. Kur të rritesh, ke më shumë përgjegjësi, unë jam gati dhe do të ishte një privilegj për mua”.