Lajmet e fundit

Amir Rrahmani është gati për sezonin e ri në Serie A.
Në mediat italiane është raportuar se kapiteni i Kosovës është lënduar dhe nuk do të ishte gati për sezonin e ri që do të fillojë më 20 gusht.
Rrahmani kishte një shqetësim të lehtë muskulor dhe sot, është kthyer në stërvitje.
29-vjeçari është pjesë e Napolit nga janari i vitit 2020, i cili u transferua nga Hellas Verona për 14 milionë euro.
Rrahmani ishte një ndër lojtarët kyç me Napolin gjatë sezonit të kaluar dhe pritet të jetë edhe këtë sezon.
Ai gjatë sezonit e kaluar e fitoi titullin e kampionit me skuadrën napolitane.