Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, në një konferencë për media një ditë para ndeshjes me Burkina Fasos që do të zhvillohet në "Fadil Vokrri" tha se “Dardanët” janë të gatshëm për ndeshjen miqësore.
Rrahmani tha se ndeshjet e marsit janë të rëndësishme pasi që do të mund të përgatiten sa më mirë për ato të qershorit.
“Jemi përgatitur për të treguar atë që kërkon trajneri për ndeshjen me Burkina Fason. Po ashtu, edhe me Zvicrën, pasi janë ndeshje që na shërbejnë të përgatitemi për Ligën e Kombeve në qershor. Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme, pasi do të mund të perfeksionohemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Pas ndeshjes me Burkina Fason, do të shohim se si kemi luajtur dhe ku mund të përmirësohemi”.
Kosova nesër prej orës 18:00 përballet në Prishtinë me Burkina Fason, ndërsa pesë ditë më vonë në Zurich përballet me Zvicrën.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.