Në redaksinë e Klan Kosovës ka arritur një video e një përleshjeje midis fansave të Dritës, Intelektualëve, dhe atyre të Kopenhagës.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në disa kafene në qendër të Prishtinës pak para ndeshjes së sotme midis dy klubeve të lartpërmendura.
Dy klubet luajnë sonte ndeshjen e kthimit në "Fadil Vokrri", në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku kampionit kosovar i duhet ta zhvlerësojë fitoren 2:0 të gjigantit të Danimarkës në ndeshjen e parë.
"Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku tifozët janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme", ka thënë për Klankosova.tv, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.