Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtërpcë.
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja.
Viktima ishte sulmuar të premten e kaliuar, më datë 8 dhjetor, derisa ka ndërruar jetë të marten më 12 dhjetor, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj mosmarrëveshje.
Klankosova.tv ka mësuar se viktima dhe sulmuesi janë të nacionalitetit serb.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Prokurorinë e Ferizajt, për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/shterpce-nje-person-vdes-si-pasoje-e-lendimeve-te-marra-nga-rrahja/