Lajmet e fundit

Drita sot ishte nikoqire e Kopenhagës në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
"Para nisjes së ndeshjes, ka pasur incidente dhe disa trazira për shkak të një përplasjeje që kishte ndodhur në disa kafene në qendër të Prishtinës", ka raportuar gazetarja Altiana Zogaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Sipas saj, forca të shtuara të policisë siguruan perimetrin dhe përcollën tifozët danezë deri te hoteli i tyre për të shmangur tensione të mëtejshme.