Lajmet e fundit

Katër persona janë përfshirë në një rrahje mes vete mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e përleshjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me thikë, përcjell Klankosova.tv.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.