Radhë të gjatë për vaksinim në Pejë, rritet interesimi
Në qytetin e Pejës një fluks i madh i qytetarëve po kërkojnë që të imunizohen kundër COVID-19. Sipas përgjegjësit për vaksinim në Pejë, Dugagjin Sahatçiu, çdo ditë po vaksinohen rreth 1 mijë e 200 persona dhe që pacientet po detyrohen ti mbajnë jashtë për shkak të hapësirës së kufizuar që kanë brenda.
Ndërkaq në komunën e Istogut, numri i qytetarëve të cilët po presin që të vaksinohen është më i vogël.
Sipas zyrtarëve të vaksinimit në këtë komunë, numri i të vaksinuarve ka qenë deri në 600 kurse nga e shtuna vetëm 300 persona e kanë marrë këtë kurë.
Deri më tani rreth 300 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Kronikë e zgjeruar nga Mërgime Taraku:
https://www.youtube.com/watch?v=f0gYF3QVAfc
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.