Lajmet e fundit
Rafa Benitez për dallim nga Carlo Ancelotti balanson minutat në lojë mes startuesve dhe zëvendësuesve.

Si do të luajë Reali i Rafa Benitez? A do të ketë më shumë rotacione se Carlo Ancelotti? A do të lë në bankë yjet e skuadrës?
Nëse studiojmë lojët e Real Madridit sezonin e shkuar dhe Napolin në po këtë periudhë, diçka mund të dalë.
Të dy skuadrat kanë luajtur nga 59 ndeshje, ose në total, 5,310 minuta. Por, koha e ndarë për lojë tek futbollistët e ndryshëm tek këto dy skuadra ishte krejtësisht e ndryshme.
Një nga kritikat më të mëdha që i janë bërë Carlo Ancelottit ishte edhe mbingarkimi i skuadrës startuese. Cristiano Ronaldo dhe Toni Kroos kanë luajtur 4,646, respektivisht 4,593 minuta (më shumë se 85%). Casillas, Marcelo, Bale kanë luajtur më shumë se 75%, Isco më shumë se 70% e Benzema më shumë se 69% të kohës. Asnjë nga startuesit nuk ka luajtur më pak se 60% të kohës totale.
Dallimi mes minutave të lojtarëve startues dhe të zëvendësuesve mbështetë kritikat ndaj Ancelottit.
Benitez nga ana tjetër pati instaluar një filozofi tjetër tek Napoli. Megjithëse Albiol e Callejon luajtën rreth 80% të kohës totale, dallimi mes startuesve dhe zëvendësuesve ishte dukshëm më i vogël, që tregon se Napoli për nga ndarja e minutave të lojës ishte skuadër shumë më e balansuar se Real Madridi.