Lajmet e fundit
Sulmuesi është i motivuar që të thyejë rekordin e Sir Bobby Charltonit me Tre Luanët dhe mendon se ende ka kohë që ai t’i prijë kombëtares drejt lavdisë në 2018-ën.

Wayne Rooney beson se ai mund të bëhet legjendë e Anglisë siç është Sir Bobby Charlton, por e di që për këtë duhet të fitojë Kupën e Botës.
29 vjeçarit i duhen edhe dy gola për ta thyer rekordin e Charltonit i cili ka shënuar 49 gola me kombëtaren.
Megjithë dështimin e vazhdueshëm me seleksionin, ylli i Manchester Unitedit beson se mund ta udhëheqë Anglinë drejt suksesit në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
“Deri disa vite më parë, njerëzit thonin se Messi s’ishte Maradona sepse ai nuk e ka fituar Kupën e Botës. Për mendimin tim, Messi është më i mirë se Maradona. Por, i tillë është futbolli”.
“Gjithçka varet nga trofetë, sepse gjykohesh si skuadër. Sir Bobby i ka arritur këto gjëra. Shpresoj të kem kohë që edhe unë t’i arrij këto gjëra”.