Lajmet e fundit

Everton ka besim se do ta sjellë sulmuesin Wayne Rooney sërish në Goodison Park, raporton Talksport.
E ardhmja e Rooneyt në Old Trafford është e pasigurt, dhe atij më nuk i sigurohet pozita e startuesit.
Anglezi është lidhur me një kalim në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, një rikthim në klubin e tij të parë është përfolur që një kohë, dhe raportohet se është “pothuajse e paevitueshme” që Rooney do të kthehet në Merseyside këtë verë.