Lajmet e fundit

Edhe pse është sulmuesi kryesor i Manchester United, Wayne Rooney ende nuk e ka gjetur golin edicionin e ri, gjë për të cilën është kritikuar.
Por anglezi pavarësisht kësaj ka premtuar se do të jap maksimumin duke thënë se golat do të vijnë në ndeshjet në vazhdim.
“Është herët, kjo është vetëm java e tretë. Nuk është diçka e jashtëzakonshme, golat do të vijnë dhe unë e di këtë”.
“E di se kam pasur një ndeshje të dobët këtë fillim, por kjo mund t’i ndodhë secilit”.
“Unë e di se kam për t’i prirë skuadrës në vijën e sulmit, kështu që do të gjejë edhe cakun” ka thënë Rooney, transmeton Klan Kosova.