Lajmet e fundit
Kur mendoni për lojtarin më të shpejt të Manchester United, mendja mund të ju shkoj tek Antonio Valencia, Ashley Young ose Chris Smalling.

Por, jo, Wayne Rooney është zbuluar si lojtari më i shpejt i sezonit tek United.
Pesë ndeshjet që kanë shënuar shpejtësinë më të madhe në Premierë Ligë tek United janë matur nga faqja zyrtare e ligës dhe Rooney zë tre nga vendet e para.
Tre sprintet e tij më të shpejta erdhën në ndeshjet kundër Aston Villës, Man City dhe Newcastle, dhe shpejtësia me e madhe e shënuar nga sulmuesi ishte një shpejtësi e pabesueshme prej 35 km/h.
Ashely Young dhe Luke Shaw përbëjnë pesëshen e parë duke e pasuar Rooneyn.
Por ishte kapiteni i Anglisë që mbretëron për nga shpejtësia në Premier Ligë këtë stinor,raporton Metro.uk,transmeton Klan Kosova.