Lajmet e fundit

Wayne Rooney ka ofruar mbështetjen e tij për trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Manchester United.
Ish-ylli i Djajve të Kuq që tash luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për DC United, ka thënë se lojtarët duhet t’i dalin zot atij.
“E di që ai po kritikohet shumë por kam thënë pak javë më parë, që lojtarët duhet të ngriten. Ata duhet të dalin në pah dhe të jenë më të mirë”, ka thënë Rooney për mediat.
“Trajneri mund të bëjë shumë, por varet më pas nga lojtarët në fushë që të prodhojnë kolektivisht”.