Lajmet e fundit
Sulmuesi që për momentin është jashtë formës është kthyer në Carrington pas një lëndimi gjuri, ndërsa stafi mjekësor do ta monitoroj përparimin e tij.

Wayne Rooney është kthyer në stërvitjet e Manchester Unitedit me synimin që të paraqitet në përballjen e Premierligës ndaj Bournemouthit të shtunën.
Kapiteni anglez u lëndua në barazimin 1-1 me Leicesterin në fund të nëntorit, ndërsa pritej që të kthehej në ndeshjen ndaj West Hamit.
Por Louis van Gaal, javën e shkuar, e ka pranuar që lëndimi ishte më i rëndë se që ishte menduar në fillim, ndaj asit të Djajve i duhej më shumë pushim.
Si rezultat Rooney nuk ishte pjesë e skuadrës që ka udhëtuar në Gjermani për t’u përballur me Wolfsburgun.