Lajmet e fundit
Sulmuesi do të nderohet në Wembley pas thyerjes së rekordit të Sir Bobby Charltonit, por mund të mungojë në përballjen me Estoninë, pasi nuk ka zhvilluar asnjë stërvitje me kombëtaren.

Wayne Rooney mbetet në dyshim nëse do të luajë në kualifikimet e Anglisë për Euro 2016, ndaj Estonisë dhe Lituanisë, pasi nuk ka marrë pjesë as në stërvitjen e së mërkurës.
Rooney mori një lëndim në disfatën e Djajve ndaj Arsenalit, duke mos mundur që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës të martën.
29 vjeçari iu bashkua Danny Ingsit dhe Jonjo Shelveyt në dhomat mjekësore.