Lajmet e fundit
Sulmuesi i Manchester United ka vetëm nëntë paraqitje nga një rekord i ri, por gardiani legjendar ka thënë se për bindjen e tij ai është duke u plakur

Wyane Rooney duhet të përmirësojë paraqitjet e tij nëse do që të thyejë rekordin e fitoreve, mendon Peter Shilton.
Ish gardiani i Anglisë, që ka fituar 125 ndeshje në karrierë, beson se kapiteni që ka 116 të tilla, do të duhej të pensionohej nga përfaqësuesje pas Euro 2016.
Këto komente nuk janë pëlqyer aspak nga Jamie Carragher, por Shilton beson se Rooney ka filluar të humbasë shkëlqimin.
“Kam qenë fans i madh i Rooney. Ai ka qenë gjithmonë luftëtar dhe ka dhënë 100 për qind nga vetja e tij”.
“Nuk mendoj që ai është i njëjti lojtar tani. Por më duhet ta them që ai e ka kaluar këtë periudhë. Ndaj mendoj se pas Europianit ai do të duhej të pensionohej”.