Lajmet e fundit

Skuadra nga Serie A, Inter është e fundit që përmendet të i jetë bashkuar garës për të transferuar kapitenin e Manchester United, Wayne Rooney.
Ka pasur shumë thashetheme në ditët e fundit sa i përket të ardhmes së 31 vjeçarit i cili nuk është se po kalon në formë të mirë.
Madje është thënë se Jose Mourinho i ka dhënë lejen që të largohet.
Kina është përmendur si destinacion, konkretisht Shanghai SIPG që drejtohet nga Sven Goran Eriksson.
Por që edhe Inter po vështron situatën e krijuar për ta blerë në verën e ardhshme kapitenin e Anglisë./Klan Kosova/