Lajmet e fundit

West Bromwich Albion ka nënshkruar me sulmuesin e Zenit St Petersburg, Salomon Rondon.
Me transferimin e tij skuadra angleze ka thyer edhe rekordin e transferimeve, duke paguar 12 milionë funta.
Përfaqësuesi i Venezuelas ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ndërsa është përforcimi i pestë i West Brom këtë verë.
Rondon nuk do të mund të paraqitet në këtë xhiro, kur West Brom takon Manchester Cityn, në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë, transmeton Klan Kosova.