Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo është i tëri i fokusuar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave.
Kështu ai ende është në pritje të diskutimit të së ardhmes së tij me Real Madrid, shkruan Goal.com, përcjell Klan Kosova.
32 vjeçari ka qenë i akuzuar për shmangie të tatimit nga autoritetet spanjolle, ku më pas rrodhën fjalët se ai dëshiron që të largohet nga Santiago Bernabeu.
Sidoqoftë, presidenti i klubit Florentino Perez ka thënë se ata nuk kanë folur për të ardhmen e fituesit të katërfishtë të Topit të Artë.
Por gjithçka do të jetë e qartë me të përfunduar Kupa e Konfederatve