Lajmet e fundit
Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë dhe disa ish futbollistë kanë dhënë mendimin e tyre çka ia ka shkaktuar këtë gjë portugezit.

Ish lojtari i Barcelonës dhe përfaqësuese së Spanjës, Julio Salinas ka thënë se forma e dobët e Crisitano Ronaldos këtë edicion është rrjedhojë e mungesës së motivimit, ndërsa ish lojtari blaugrana Albert Luque beson se Lionel Messi do të luajë, nëse ai do këtë gjë, kundër Real Madridit të shtunën.
“Nuk mendoj që Barcelonës i duhet domosdoshmërisht Messi, por ai është më i miri në botë, ndaj ta kesh në fushë është plus i madh”, mendon Dani Garcia Lara, ish lojtar i Barcelonës.
“Nëse do të isha trajner i Barcelonës do të ulesha me Messin dhe do ta pyesja nëse ndihet i gatshëm për të luajtur. Duke e njohur Messin, ai duhet të vendosë për këtë gjë. Edhe nëse trajneri nuk do që ai të luajë, Messi nuk pyet askënd”.
Sa i përket formës së Ronaldos, Dani mendon se ai nuk është protagonisti i dikurshëm – ndoshta ndjehet pak i dëshpëruar.
“Ronaldo ka pak shenja depresioni”.
Ndërsa, Salinas elaboroi edhe më shumë: “Atij i mungon motivimi dhe është zakonisht i palumtur”.
“Por Ronaldo kurr nuk është jashtë formës”.