Lajmet e fundit

Ish-futbollisti, Michael Owen, ka thënë se Cristiano Ronaldo është zhvilluar në lojtar të “përsosur” në Real Madrid, por ai duhet falënderuar Manchester United për këtë gjë, dhe jo skuadrën spanjolle.
Portugezi ka të fituar katër topa të artë në karrierën e tij, ku prej tyre një ka ardhur gjatë kohës sa luante për djajtë e kuq, ndërsa tre të tjerë ai i fitoi si lojtar i Real Madrididt.
“Nuk mendoj që Real Madrid mund të marrë fare merita sepse United dhe Sir Alex Ferguson e përgatitën dhe trajnuan në atë mënyrë, dhe ai vazhdoi që të përparonte te Reali”, tha Owen i cili, sikurse Ronaldo, ka luajtur edhe për mbretërit por edhe për djajtë e kuq.