Lajmet e fundit

Transferi i ri i Real Madridit, Endrick, ka zbuluar që idhull i tij është Cristiano Ronaldo.
Prospekti i ri i Mbretërve duket që për model e ka pikërisht legjendën e klubit të tij të ri.
“Ai është idhulli im më i madh, një lojtar që i ka thyer të gjitha rekordet duke qenë lojtar shembullor dhe i dedikuar”, ka thënë Endricku për A Bolan.
“Ai është më shumë se një sportist, ai është një njeri të cilin të gjithë duhet ta kenë si shembull, sepse pavarësisht momentit, ai do që të jetë më i miri, do që të fitojë tituj, do që të ketë arritje, krahas së qenit një person që shfaq përulësi. Ai është referencë për secilin lojtar që do që të shkojë përpara në karrierën e vet”.