Lajmet e fundit

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, ka reaguar me një postim pas largimit të Zinedine Zidane nga Real Madridi.
“Ndjej vetëm krenari që kam qenë lojtar i yti. Mjeshtër, faleminderit tejmase”, i ka vënë mbishkrimin Ronaldo një fotografie në Instagram ku shihet bashkë me Zidane-n duke e ndarë një moment të lumtur pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Francezi la sot Real Madridin pasi fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, një titull të La Ligës, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, dhe Superkupën e Spanjës brenda dy vjet e gjysmë.
https://www.instagram.com/p/BjcVfOHFT32/?utm_source=ig_embed